Gabon Bayern, fiton Dortmund – titulli vendoset në javën e fundit
Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja e javës së 33-të të kampionatit mes Leipzig dhe Bayern Munich dhe fituesi i këtij sezoni të Bundesliga-s për këtë sezon do të përcaktohet në javën e fundit.
Miqtë kanë arritur ta gjejnë golin në pjesën e dytë me Goretzka-n, por arbitri e ka anuluar pas ndërhyrjes së VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik të Robert Lewandowski-t.
Borussia Dortmund, në fakt, ka përfituar nga ndalesa e rivalëve, duke shkuar dy pikë larg tyre në javën e parafundit të kampionatit falë fitores 3-2 të marrë në fushën e Dusseldorf.
Pas ndeshjes së sotme, Borussia është bërë skuadra e parë në histori që ka shënuar të paktën dy gola në të gjitha ndeshjet e një kampionati të luajtura në shtëpi.
Java e 33-të e Bundesliga-s ka zyrtarizuar rënien nga kategoria të Hannover, pavarësisht fitores 3-0 të marrë kundër Freiburg. Mbetet në garë për mbijetesë Stuttgart-i, që do të luajë ndeshjen e “play off-it” falë fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër Wolfsburg.