Derbi në “Fadil Vokrri”, gjyqtarët përcillen nga policia derisa lëshonin fushën
Prishtina ka mposhtur Llapin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës.
Genc Nuza,Bujar Selimaj, Elvis Bicaj, Mervan Bejtullahu, Ilir Mehmeti, Shpetim Murtezi ishin gjyqtarët që drejtuan këtë ndeshje.
Pas përfundimit të ndeshjes gjashtë gjyqtarët u përcillen jashtë fushës nën mbrojtjen e policisë.
Edhe pse nuk ka pasur shumë kontestime, trajneri Batatina e ka cilësuar të padrejtë vendimin për të mos i dhënë një penallti Llapit, ku Alidema u pengua në zonë. /IndeksOnline/
