75 Mall Live Search
22:02 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Flet mjeku i Përfaqësuesës së Kosovës i cili hyri nga tribuna dhe ia shpëtoj jetën lojtarit të Llapit

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi një lëndim të rënd në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës. Jeta e tij ishte në rrezik.

Doktori i Kombëtares së Kosovës, Murat Berisha kishte ardhur vetëm si tifoz për të parë ndeshjen derbi të kësaj xhiro. Por, Berisha nga tribuna hyri në fushë që ta ndihmonte futbollistin e Llapit, Valmir Veliun.

Berisha në një prononcim për IndeksOnline tregon ngjarjen shkurtimisht:

“E kam vërejtur nga tribuna që lëndimi është serioz. Jam fut në fushë dhe kam vepru që ti lirohet rruga e frymëmarrjes. Pas ketij veprimi ka fillu frymëmarrja dhe filloj të më përgjigjet në pyetjet që ia bëra dhe pastaj menjehere e transportuan në spital”

Futbollisti llapjan tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetë. /IndeksOnline/