75 Mall Live Search
00:00 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Vashat e Istogut të pandalshme, drejt finales së radhës

Istogu është një fitore apo një barazim larg finales së play off-it në Superligën e femrave.

Të shtunën në Pejë, Istogu e ka mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 35:26 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play off-it.

16:10 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Kameri ishte më efikasja te Istogu me 9 gola, ndërsa nga 10 gola te Shqiponja i shënuan Sh. Mehmeti e A. Nivokazi.

Istogu para një jave fitoi Kupën e Kosovës, kurse stinorin e rregullt e ka përfunduar në vendin e parë.

Shqiponja, që është kampion aktual, e ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të katërt.

Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Gjakovë.