Policia e Kosovës shumë efikase në luftimin e dukurive negative
Policia e Kosovës po tregohet shumë efikase me luftimin e dukurive negative përmes njësisë K9, e cila ka rreth 50 qen.
Rreshteri Besim Havolli, nga njësia K9 e Policisë së Kosovës, bëri me dije se kjo njësi ka kryer trajnimet në Angli.
“Kjo njësi është krijuar në vitin 2002 nga instruktorë ndërkombëtar, në fillim ka pasur vetëm shtatë operatorë, kjo njësi funksionon në kuadër të drejtorisë së njësive speciale”, tha ai sot në RTK3.
Ai bëri me dije se Njësia K9 e PK-së, përbëhet prej 65 operatorëve, duke përshirë edhe strukturën komanduese. Havolli tha se tani kjo njësi ka 50 qen që janë aktiv.
Havolli vlerësoi se qenët kryejnë shumë funksione të ndryshme. Ai tha se qenët e policisë së Kosovës, në disa raste kanë treguar rezultate.
Për më shumë ndiqeni intervistën ë plotë të rreshterit Besim Havolli, nga njësia K9 e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës po tregohet shumë efikase me luftimin e dukurive negative përmes njësisë K9, e cila ka rreth 50 qen.