Këta janë 71 anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku Uran Ismaili është zgjedhur kryetar dhe 71 anëtarë të Këshillit Drejtues.
Është siguruar edhe lista e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Degës së PDK-së në Prishtinë, të renditur sipas votave të delegatëve.
Kësaj liste i prinë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka marrë 232 vota.
Eliza Hoxha, është renditur e dyta me 208 vota, kurse shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i treti, po ashtu me 208 vota./Indeksonline/


