E dhimbshme, nëna vajton pranë këpucëve të djalit të saj, i cili iu vra nga serbët gjatë luftës në Kosovë
Sot gjatë ditës në kryeqytet është hapur ekspozita e radhës.
Në Galerinë “Hivzi Sylejmani”, kësaj radhe vend kanë zënë veshmbathjet e fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Indeksonline iu sjellë disa imazhe të realizuara gjatë kësaj ekspozite.



“Ekspozita është përgatit rreth një vjet. Pas hulumtimit që kemi bërë 20 vite si organizatë, kemi mbledhur të dhënat dhe jemi fokusuar vetëm tek fëmijët e vrarë. Domethënë që vetëm fëmijët në Kosovë, gjatë vitit 1998-1999 dhe 2000 janë vrarë ose janë zhdukur 1333 fëmijë gjithsej. Ne kemi kontaktuar me një numër të madh të familjarëve. Për fat të keq shumë prej tyre kanë humbur gjithçka domethënë nuk ka mbetur asnjë gjësend”, ka thënë organizatorja e kësaj ekspozite, Dea Dedi.



Kujtojmë faktin se nga lufta e fundit në Kosovë mbeten të vrarë mbi 13 mijë civil, u kryen rreth 400 masakra dhe u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare. /Indeksonline/

