75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

UEFA kthen në shtëpi gjysmën e gjyqtarëve, Berisha mbetet kandidat për finalen e kampionatit evropian U17

Gjyqtari kosovar Fatlum Berisha vazhdon ta përfaqësoj Kosovën me shumë sukses në kampionatin evropian të futbollit U17.

Deri tani asistenti Berisha i ka referuar 5 ndeshje, prej tyre 4 në grup dhe 1 çerekfinale.

Ai është caktuar të referoj edhe në ndeshjen gjysmëfinale Hungari – Belgjikë, shkruan Indeksonline.

Me reduktimin e ndeshjeve, UEFA ka liruar gjysmën e gjyqtarëve, ndërsa paraqitjet e mira të Berishës kanë ndikuar që ai të mbetet edhe më tutje në Irlandë, ku po zhvillohet kampionati evropian. Asistenti Berisha tani është kandidat për të referuar edhe finalen e këtij turneu. /Indeksonline/