75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Javë interesante në Superligë, nxehtë në Prishtinë e Podujevë

Java e parafundit e elitës së futbollit tonë nis sot me katër sfida shumë të rëndësishme për titull e mbijetesë.

Lideri i klasifikimit, Feronikeli, luan në udhëtim te Llapi që tashmë ka humbur gjasat për titullin kampion.

“Prishtina nuk bëhet kampion”, deklaratat e Tahir Batatinës dhe kërkesat e tifozëve të Llapit që skuadra të mos japë maksimumin ndaj Feronikelit, kanë ngjallur disa dyshime para kësaj sfide.

Mirëpo, terreni i “Zahir Pajazitit” do t’i largojë të gjitha dyshimet sot prej orës 16:00.

E në të njëjtën kohë, Prishtina është nikoqire e Trepcës ’89.

Mitrovicasve iu duhet medoemos minimalisht një pikë për të shpresuar mbetjen në elitë, derisa gabimi eventual i Prishtinës dhe triumfi i Niklit do ta bënte kampion ekipin nga Drenasi.

Kësisoj, djemtë e Mirel Josës janë të detyruar të fitojnë. /IndeksOnline.