75 Mall Live Search
22:42 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Roma me një këmbë jashtë Championsit, rrezikojnë edhe Europa Ligën

Roma ka “ngecur” në ndeshjën ndaj Sassuolos duke barazuar me rezultat 0-0.

Me këtë barazim verdhekuqtë kanë marrë një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Edhe pse kjo ndeshje nuk kishte kurfarë rëndësie për Sassuolon, ata respektuan kampionatin duke luajtur me formacionin më të mirë.

Po ashtu edhe Ranieri ka vendosur në fushë lojtarët më të mirë për të marrë tri pikët, por pa sukses.

“Ujqërit” me këtë barazuar shkojnë në kuotën e 63 pikëve, dy më pak se Atalanta e vendit të katërt.

Megjithatë, të dielën mund të zbresë më poshtë nëse fiton Milan ndaj Frosinone-s. /IndeksOnline/