Zbulohet Kupa që do të fitojnë Feronikeli ose Prishtina, ndryshe nga sezoni i kaluar
Sot nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja finale e Superligës së Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli pret Prishtinën në ndeshjen e xhiros së fundit.
Nikeli shpallet kampion me fitore ose barazim derisa skuadrës nga kryeqyteti i kryen punë vetëm fitorja, shkruan Indeksonline.
Indeksonline iu sjell Kupën që do ta marr fituesi e cila dallon nga ajo e viteve të mëparshme.

Edhe pse trofeu duhet me qenë gjithmonë i njejtë, FFK ka vendosur ta ndryshoj kësaj radhe.
Ndeshja më e rëndësishme e sezonit që do të dhuroj edhe Kampionin pritet të shikohet me interes shumë të madh. /IndeksOnline/
