75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Çaushi: LDK dhe VV po tregtojnë votën për t’i ndihmuar Listës Serbe

Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi ka akuzuar LDK-në dhe VV-në, se janë duke tentuar të tregtojnë votën me qëllim që të rrisin numrin e pjesëmarrjes së votuesve të Listës Serbe, me qëllim që këta të fundit të rritin numrin e votuesve të VV-së dhe t’i paraqesin si fitues.

Për gjitha këto shqetësime, ajo njoftoi në një konferencë për media se do t’i lajmërojnë organet kompetente.

“Duam të shprehim disa shqetësime sa i përket sjelljes së partive tjera politike. Kemi marrë informacione shqetësuese se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në disa qendra të votimit është duke tentuar të manipulojë procesin e votimit, përmes rritjes së votave të Listës Serbe, si pjesëmarrje, e që i duhet si formë demonstrimi Serbisë, gjersa në kundër-shpërblim, marrjen e disa votave për VV-në që të paraqiten si më të votuarit”, tha Çaushi.

E njëjta tutje shtoi se këto shqetësime i ka marrë nga Lagja e Boshnjakëve, por edhe nga disa lagje tjera.

“Pra, po flasim për një ‘tregtim votash’ me Listën Serbe, LVV-në dhe LDK-në. Këto shqetësime i kemi marrë nga Lagja e Boshnjakëve por edhe disa lagje të tjera ku ka numër të madh të votuesve, për çka edhe do të japim detaje më vonë.Partia Demokratike e Kosovës fton qytetarët e komunave veriore që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha ajo./Indeksonline/