75 Mall Live Search
14:50 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj ftohet në Gjermani, takohet me kancelaren Merkel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të udhëtojë drejt Gjermanisë në fillim të qershorit. Përpos takimeve që do të zhvillojë më deputetë të Bundestagut, Haradinaj do të takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ky takim është konfirmuar nga Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës, ku është theksuar se vizita në Gjermani do të jetë dy-ditore.

 “Me ftesë të kreut të Bundestgut gjerman do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohen atje. Pastaj do të ketë takime me deputetë të Bundestagut, si dhe me 6 qershor do të zhvillojë një takim pune me kancelaren Merkel”, ka thënë Donjeta Gashi nga Qeveria e Kosovës për Indeksonline.

Agjenda e këtij udhëtimi të Haradinajt është në finalizim e sipër, por që nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

“Derisa tashmë dihet që kërkesat e kryeministrit Haradinaj janë mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, dialogut dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale”,shtoi ajo.