75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Mos qofsha në lëkurën e këtij trajneri

Trajneri holandez, Henk De Jong ndodhet para një situate të rrallë, por tejet të palakmueshme.

Aktualisht, De Jong është trajner i skuadrës së De Graafschap.

Por, para pak ditësh ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Cambuur.

Barazhi ka vendosur që pikërisht De Graafschap të luaj ndaj Cambuur për të mbetur në ligë, ose për tu futur në ligë.

Kjo i bie që De Jong ose do të rrëzojë në kategorinë e dytë ekipin e tij aktual, ose do ia bëj sherrin skuadrës së tij të re të cilët më pas do ta drejtonte në ligën e dytë./Indeksonline/