Selimi më vëllain që përjetoi masakrën në Dubravë: Aty kriminelët serb treguan se sa të lig janë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka qëndroi sot në Dubravë, në përkujtim të masakrës së kryer 20 vite më parë.
Selimi tha se bashkë me vëllain e tij Asllanin, i cili e përjetoi masakrën në Burgun e Dubravës kundër shqiptarëve të zënë rob.
Ai tha gjithashtu se aty kriminelët serb kishin treguar edhe një herë se sa të poshtër janë, se sa të ligë e frikacakë janë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:
Dubravë, 22 Maj
(në emrin e tij)
Sot, me vllaun tim Asllanin ishim në Dubravë, aty ku ai bashkë me shokë e perjetoi masakren në Burgun e Dubravës kundër shqiptareve të zënë rob para 20 vitesh.
Aty bashkë me shokë e bashkëluftëtarë, me Albinin e Liburnin, me Enverin e Shemsiun si dhe me shokë tjerë, vumë lule te ai muri ku ishin përplasur plumbat e armikut serb pasi kishin tejshpuar trupat e të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës. Shumë prej tyre ishin vrarë e disa prej tyre kishin mbijetuar duke u përballur me vdekjen.
Aty kriminelet serb kishin treguar edhe një herë se sa të poshtër janë, se sa të ligj janë, se sa frikacakë janë…
Por edhe ne ua përserisim se sa të vendosur jemi për të mos ua falur kurrë krimet që i kryen kundër popullit tonë.