75 Mall Live Search
21:41 / E Enjte, 23 Maj 2019 / indeksADMonline

Vuçiq për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: Ne kemi nevojë për një zgjidhje të përshpejtuar

Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd është duke u mbajtur konferenca “Mendjet Botërore”.

Pjesëmarrës sot ishin ish kancelari gjerman, Gerhard Shrëder dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton Indeksonline.

Dy pjesëmarrësit folën për çështjen e Kosovës dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas ish kancelarit, më lehtë është antarësimi i Serbisë në BE se sa zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, Vuçiq tha se kemi nevojë për një zgjidhje të shpejtë.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje të përshpejtuar për të intensifikuar përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Prishtinës. Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.”, tha Vuçiq.

Ndryshe, hera e fundit kur Kosova dhe Serbia u takuan ishte nw Samitin e Berlinit./Indeksonline/