Messi në konferencë për media, flet për Liverpoolin, Valverden dhe ‘Këpucën e Art’
Dy futbollistët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Gerrard Pique kanë mbajtur një konferencë për media para ndeshjes finale kundër Valencias.
Messi u shprehë se ata janë të qetë para finales së “Kupës së Mbretit”, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi shumë të qetë. Është një ndeshje e rëndësishme. Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ne pasi ne kemi mundësinë që të fitojmë edhe një Kupë të Mbretit.”, tha fillimisht kapiteni i Barcelonës.
“Ne pësuam një goditje nga Liverpooli, ishte e vështirë të ngrihemi përsëri dhe ne ndjejmë dhimbjen edhe gjatë ndeshjeve pasuese. Ishte një goditje e fuqishme .” , u shprehë Messi.
“Unë nuk mendoj se kritikat duhet të drejtohen tek Valverde. Unë besoj që ai ka bërë një punë impresive gjatë kohës së tij këtu dhe nuk është fajtor për eliminimin nga Liverpool, ishte faji ynë, ne luajtëm një ndeshje shokuese.”, tha tutje argjentinasi.
“Do të doja që Valverde të vazhdonte edhe sezonin e ardhshëm, ne fituam dy kupa vitin e kaluar dhe kemi mundësi ta përsërisim.”, tha Messi.
“Nuk mendoj për ‘Këpucën e Art’. Unë ende po e marrë veten nga ajo që ndodhi në Liverpool dhe unë nuk mendoj për titujt personal. Unë dua vetëm të përfundoj vitin edhe me një titull tjetër.”, u shprehë kapiteni i Argjentinës.
“Nuk e kam rishikuar ndeshjen me Liverpoolin, por nga çka mbaj mend se ishte e njëjtë me ndeshjen e Romës. Ata shënuan një gol të shpejtë, ne ulëm kokat duke menduar që do të ndodh përsëri e njëjta. Ne nuk u treguam kundërshtar për Liverpoolin.”, tha Messi.
“Dy kupat janë të rëndësishme për klubin, për ne por ky vit është shkatërruar nga Liverpool.”, përfundoj kapiteni i Barcelonës./Indeksonline/