Bebe Rexha pozon për revistën italiane, shfaqet atraktive dhe elegante
Fama e Bebe Rexhës po shkon duke u rritur çdo ditë e më shumë.
Zëri i saj unik dhe stili i veçantë në të kënduar e kanë bërë sot një nga këngëtaret më të përfolura në botë, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare së fundi ka pozuar për revistën e njohur italiane ‘Grazi’.
Imazhet nga kjo revistën Bebe i ka publikuar edhe në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në një veshje në të zeza, 29 vjeçarja u shfaq elegante dhe provokuese në të njëjtën kohë.

Kujtojmë që Bebe po punon në projekte të reja muzikore që pritet të lansohen së shpejti, ndërsa kënga e saj e fundit është ‘Last Hurrah’./Indesonline/