75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Goli i Mohamed Salah kundër Chelseas zgjidhet më i miri i sezonit tek Liverpool

Ekipi i Liverpool-it gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e çmimeve për këtë sezon.

Ashtu siç pritje, lojtari më i mirë i ekipi të parë u zgjodh mbrojtësi, Virgil van Dijk, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi holandez fitoi çmimin Lojtari më i mirë i sezonit në Premier Ligë. I dyti në listë ishte Salah, i treti Mane.  Kurse top pesëshen e mbylli Arnold dhe Robertson.

Futbollistja më e mirë tek femrat u zgjodh Sophie Auckland.

Goli më i mirë i sezonit u zgjodh ai i Salahs kundër Chelesas.  Pozitë e dytë u rëndit goli i Mane kundër Bayern Munchen./Indeksonline/