75 Mall Live Search
17:22 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Rrahim Hashimi i përfshirë në video-skandalet e fajdeve, e ‘çuditshme’ se si sillet lirshëm në qendër të Prishtinës

Të hënën e kaluar Rrahim Hashimi u arrestua bashkë me Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”, dhe tre të dyshuarit e tjerë Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Ilir Bojku.

Hashimi së bashku me personat tjerë dyshohet se janë të përfshirë në skandalin për fajde, mashtrim dhe detyrim.

Por me vendim të Gjykatës, ai është liruar me arsyen e vjetërsimit të veprës penale e cila pretendohet se është kryer në vitin 2012.

Indeksonline e ka parë sot Hashimin duke shetitur në qendër të Prishtinës.

Për dallim prej bashkëpunëtorëve të tij që janë në paraburgim, Gjykata dhe Prokuroria kanë vendosur që Hashimi të ketë të drejtën të mbrohet në liri. /Indeksonline/