Krerët e dy shteteve marrin pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të Malazezëve të Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj të shoqëruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të Malazezëve në Kosovë.
Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi
tha se kjo është një ditë e veqantë në forcimin raporteve mes Kosovës dhe Malit të Zi “z.Markovic të jeni të sigurtë se Kosova do të vazhdojë të mbetet partneri më besnik dhe strategjik në forcimin e fqinjësisë sonë në rrugëtimin e përbashkët që të jemi pjesë e familjes euroatlantike” tha ndër të tjera Presidenti Thaçi.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të Malazezve të Kosovës. Kryeparlamentari Veseli tha se kjo shtëpi është e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por natyrisht, në mënyrë të veçantë e malazezëve. “Me Malin e Zi kemi interesa strategjike dhe rrjedhimisht jemi të përkushtuar për të ndërtuar raporte edhe më të përafarta midis njëri-tjetrit dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin. Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Ne jemi krenar për bashkëpunimin dhe tejkalimin e çdo mosmarrëveshjeje që mund ta kemi pasur në të kaluarën. Do të kemi vetëm mirëkuptim dhe marrëveshje”, theksoi Veseli.

Ndërsa Kryeministri i Malit të Zi z. Dushko Markoviq falenderoj krerët institucional për mbështetjen që poi bëjnë pakicës malazeze në Kosovë.
‘Shqiptarët në Mal të Zi dhe malazezët në Kosovë janë dy shtyllat në të cilët dy shtetet tona duhet të mbështeten për të kultivuar vlerat tona dhe raportet tona miqësorë” Theksoj ndër të tjera Kryeministri malazez z. Markoviq

