Nis ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”
Përurimi i autostradës “Arbën Xhaferi” ka bërë bashkë Presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrin e Malit të Zi, ambasadorë e diplomatë.
Përveç liderëve të lartë shtetëror, në përurimin e kësaj autostrade janë duke marrë pjesë ambasadorë, ministra, deputetë e qytetarë të shumtë. /Indeksonline/





