Lirohet edhe pjesëtari i dytë i UNMIK-ut që u arrestua dje në veri, dërgohet për tretman mjekësor
Gjatë aksionit të djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë arrestuar edhe dy punëtorë të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Është pikërisht ky mision që para pak minutave ka bërë të ditur se personi i dytë i arrestuar dje e që është pjesë e stafit të tyre është liruar nga policia dhe është dërguar për tretman mjekësor, raporton Indeksonline.
“Anëtari i dytë i stafit të UNMIK-ut, i cili është arrestuar dje, sapo është liruar nga kujdestaria policore dhe është dërguar në spital për trajtim”, u tha nga misioni i UNMIK-ut në Kosovë.
Pas arrestimit të djeshëm të dy pjesëtarëve të stafit pati reagime të shumta, e ndër të tjerash UNMIK-u kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre.
Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë gjatë ditës së djeshme ku arrestoi persona të dyshuar për kotrabandim dhe krim të organizuar, ndër ta shumë policë e zyrtarë të tjerë shtetërorë./Indeksonline/