Afrona Dika po bëhet gati për martesë, kështu do të duket nuse
Afrona Dika dhe këngëtari Blero së shpejti do të kurorizojnë dashurinë e tyre me martesë pas shumë vitesh romancë.
Edhe pse nuk është dhënë një datë e saktë se kur do të mbahet ceremonia e martesës, Afrona tashmë ka filluar përgatitjet për martesë, shkruan Indeksonline.

Modelja e njohur ka sjellur disa imazhe në Instagram derisa shihet më e grimuar se zakonisht teksa ka treguar se së shpejti do ta shohim si nuse.
“Nuse së shpejti” ka shkruar Afrona përkrahë imazhit ku shihet e rregulluar në maksimum e veshur në robdishan dhe peshqir të bardhë.

Në anën tjetër Blero po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja, kënga e tij e fundit ‘S’ke jetë’ erdhi në bashkëpunim me Teuta Selmin./Indeksonline/