75 Mall Live Search
21:52 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Tenori i famshëm shqiptar ka një mesazh për Ana Brnabiç

Ditë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroj se shqiptarët janë njerëz që kanë dalë prej malit.

E ndaj kësaj deklarata ka pasur reagime të shumta, një mesazh për Brnabiç ka dërguar edhe tenori i suksesshëm shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, shkruan Indeksonline.

Lahaj ka postuar në facebook videoklipin e tij të këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” e cila u publikua në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, teksa ka shkruar “Njerëz të malit, përshëndetje nga Hoollywood Ana Brnabiç”.