75 Mall Live Search
10:01 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vjedhin veturën, arrestohen të dyshuarit

Dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur një veturë në Kamenicë, përcjellë Indeksonline.

Siç bën të ditur policia, vetura është gjetur dhe e njëjta i është kthyer pronarit, derisa personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur veturën ËV Jeta, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësiti policor ka gjetur veturën e lartcekur e cila i është kthyer pronarit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Indeksonline/