75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Modelja shqiptare feston ditëlindjen, ajo pranon këtë dhuratë fantastike

Miss Universe Albania Trejsi Sejdini ka festuar  përvjetorin e saj të 19-të. Veç urimeve të shumta nga familjarë, miq dhe fansa në rrjetet sociale, ajo ka marrë dhe një dhuratë. Një dhuratë, të cilën shumë prej nesh e dëshirojmë.

Një automjet tip “BMW” është ajo çka mendojmë se i’a ka zbukuruar ditëlindjen më shumë se çdo gjë tjetër Trejsit.


Këtë surprizë e ka bërë të ditur menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, përmes një videoje ku duket edhe një varg me trëndafila të kuq mes të cilave duket i formuar edhe emri i Trejsit.

Kujtojmë se Trejsi u bë e njohur për publikun para se të fitonte titullin “Miss”. Falë karakterit të saj ekspresiv dhe të sinqertë, modelja ka arritur të fitojë zemrat e fansave si dhe pjesën e kritikëve të saj.