James Rodriguez pajtohet të kaloj tek ekipi italian
Pas dy sezoneve si i huazuar tek Bayern Munchen, James Rodriguez rikthehet tek Real Madrid
Përkundër që u kthye në Real Madrid, kolumbiani James Rodriguez nuk pritet që të qëndroj tek klubi madrilian.
Sipas mediave spanjolle ai ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane, Napoli.
Gazeta spanjolle “AS” shkruan që kolumbiani i ka dhënë fjalën teknikut italian, Ancelotti për tu transferuar tek Napoli.
James Rodriguez dhe Ancelotti edhe në të kaluarën kanë qenë me një ekip. /Indeksonline/