75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tayna paraqitet shumë e nxehtë, kujton këtë sukses që kishte 1 vit më parë

Këngëtarja e njohur Tayna, ka zgjuar interes tek publiku me këngët e saj, e aq më tepër me paraqitjet e saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo me projektet e saj muzikore është pëlqyer shumë nga publiku, e një ndër projektet e saj më të suksesshme padyshim ishte ‘Columbiana’ në bashkëpunim me reperin Don Phenom, që ishte një nga projektet debutuese të saj, e që u prit shumë mirë nga publiku.

Së fundmi reperja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku duket mjaft ‘hot’.

Ajo me anë të kësaj fotografie ka përkujtuar suksesin që e kishte 1 vit më parë kur e publikoj këngën ‘Columbiana’.

“Sot 1 vjet është publiku “Columbiana” ku nisi gjithçka. Ka qenë ni vit plot suksese e sfida edhe ni fillim i ri n’jeten tem.” :shkruan ndër të tjera reperja.

Reperja duket se po i shijon në maksimum sukseset e vazhdueshme në skenën muzikore shqiptare. /IndeksOnline