E provokuan me flamur të Izraelit, Salah feston para tifozëve të Tottenhamit
Liverpool është në avantazh me rezultat 1:0 ndaj Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Reds” kaluan shumë herët në epërsi, me golin e Mohamed Salah nga pika e bardhë.

Pas golit sulmuesi nga Egjipit ka festuar golin para tribunës ku gjinden tifozët e Tottenhamit, gjest ky i rrallë nga një sportist i madh si Salah.
Megjithatë, sipas mediave britanike edhe kjo e ka një arsye.
Ai u provokua nga tifozët e Tottenhamit me një flamur të Izraelit.
Flamurin e jahudive, londinezët e valvitën para penalltisë së Salah, i cili megjithatë nuk gaboi.
Kujtojmë që Tottenham njihet për tifozërinë e madhe me prejardhje çifute. /IndeksOnline/
OOOH MO SALAH ??
— Solo Fútbol Goles ⚽️♤♧ (@goles_solo) June 1, 2019
El gol de Mohamed Salah para abrir la #UCLFinal apenas a los 2 minutos. Mano de Sissoko y adiós.
Qué manera de arrancar CARAJO. Esto es la Champions League.??
Tottenham 0-1 Liverpool#UCL #ChampionsLeague2019 pic.twitter.com/yxIwAGBdbP