75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

SKANDAL: Zbulohet tentim-kurdisja e barazhit

Nesër zhvillohet barazhi i Ligës së Parë mes Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.

Ky është edhe një derbi lokal, pasi dy ekipet vijnë nga Komuna e Kamenicës,

Bashkimi ka akuzuar ashpër Dardanën, për tentimin e korruptimit të futbollistëve të tyre.

Akuza e rëndë është publikuar në faqen zyrtare të Bashkimit.

“Ndaluni o kojshi, ndalni ata argatë, ndaluni se nuk shitet karakteri i njeriut, i lojtarëve aq lehtë e aq më pak në këto ditë të Ramazanit.

Nuk kem ne lojtar që shet djersën e vet që e derdhi për këtë fanelë, nuk kem lojtar që shet gjakun e vet që la në fusha të blerta, nuk kem lojtar që shkel mundin e vet, mundin e donatorëve e aq më pak ndërgjegjën e vete.

Ne kem lojtar me karakter të fortë, lojtar trima, lojtarë që nuk dorëzohen kurrë.

Andaj ju lutemi sa ma largë tyre!”, thuhet në njoftim.

Pas ndeshjes me shumë dyshime mes Trepcës ’89 dhe Vëllaznimit, duket që nesër na pret një tjetër sfidë barazhi e llojit të tillë.