75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Për ata që kanë dyshime, sqarohet vendimi i gjyqtarit te penalltia e Liverpoolit

Akordimi i penaltisë në golin e Salah kishte ndarë opinionin në dy pjesë.

Megjithatë, drejtori teknik i Bordit Ndërkombëtar të Shoqatave të Futbollit, David Alleray, e ka sqaruar këtë vendim të Skominës.

“Nëse krahu është i zgjatur jashtë trupit dhe mbi shpatull, atëherë ai duhet të penalizohet. Nëse një lojtar tenton ta bëjë trupin e tij më të madh me qëllim për ta bllokuar topin, atëherë kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Alleray.

“Kur krahu zgjatet jashtë siluetës së trupit, atëherë ai është duke tentuar ta rrisë trupin pa asnjë dyshim. Lojtarët duhet t’i mbajnë krahët afër trupit sepse kjo është edhe pozita e natyrshme”. /IndeksOnline/