75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bie numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët në Kosovë

Rënia e numrit të lindshmërisë në Kosovë po pasqyrohet edhe në numrin e nxënësve nëpër shkolla.

Në të dhënat e marra në “Agjencinë e Statistikave të Kosovës” mund të vërejmë rënie të numrit të nxënësve në arsimin e mesëm të ulët në vitin shkollor 2017/2018 në krahasim me atë vitit 2016/2017, shkruan Indeksonline.

Gjatë stinorit shkollor 2016/2017 në arsimin e mesëm të ulët ishin 247 mijë e 824 nxënës.

Kurse në stinorin e kaluar, 2017/2018, numri i nxënësve ka qenë 240 mijë  e 782 nxënës.

Nëse e llogarisim atëherë numri ka rënë për 7 mijë e 42 nxënës.

Në stinorin shkollor të vitit 2017/2018, 124 mijë e 131 nxënës ishin meshkuj, ndërsa femra ishin 116 mijë e 651.

Por, për çudi numri i nxënësve në arsimin e lartë ka shënuar rritje gjatë vitit 2017/2018 në krahasim me atë të vitit 2016/2017.

Gjatë stinorit të fundit ishin 86 mijë e 813 nxënës, ndërsa në 2016/17 ishin 86 mijë e 447./Indeksonline/

2016/2017
2017/2018