75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Cana dyshon se portieri ia lëshoi ndeshjen Trepçës ’89

Ndeshja ndërmjet Trepça ’89 dhe Vëllaznimit për “play-out” në Kosovë është kthyer në mollë të madhe sherri.

 Ishte presidenti i Vëllaznimit, Agim Cana, që pas përfundimit të takimit akuzoi Federatën dhe gjyqtarin kryesor të takimit për njëanshmëri duke përdorur dhe fjalë mjaft të rënda si mafia apo shit-blerje ndeshjesh.

Numri një i klubit nuk ndalet vetëm këtu, pasi në një intervistë për “Sport Show” ngre dyshime të forta për portierin e tij, Altik Muhaxhiri. Ai nuk pranon të deklarojë se e akuzon për trukim, por gjithçka të bën ta mendosh diçka të tillë.

“Portieri e ka ndihmuar gjyqtarin. Atë po e akuzojnë edhe tifozët e Vëllaznimit. Në dy ndeshje ndaj Trepçës ’89 i ka pranuar tetë gola dhe kjo gjë është e çuditshme. Për mendimin tim është portieri më i mirë në Kosovë.

“Unë e di se ai po ndjehet shumë keq, prandaj do të ishte mirë që Prokuroria të merrte masa në mënyrë që edhe ai të jetë i qetë. Nuk po e akuzoj për kurdisje portierin”, – tha Agim Cana që është krejtësisht i qartë.