75 Mall Live Search
23:36 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku tek rrethi kryesor në Prishtinë, disa të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku tek rrethi kryesor në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë tri patrulla të Policisë, si dhe ndihma e shpejtë.

“Një aksident trafiku me lëndime është shaktuar afër rrethi kryesor. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Kurse njësitë relevante policore po merren me rastin. Pas hetimeve dhe procedurave të vendshiqimit do të bëhen të ditura edhe shkaqet e aksidentit”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas burimeve të Indeksonline, pas aksidentit të dy veturave kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman në QKUK. /Indeksonline/