Zyrtare: Real Madrid nënshkruan me Luka Jovicin
Ekipi i Real Madrid përmes një komunikate ka lajmëruar që ka arritur të transferoj sulmuesin serb, Luka Jovic.
Spanjollët në komunikatën e lëshuar treguan që Jovic u transferua për shumën 60 milionë euro.
Jovic kaloi një sezon fantastik me Frankfurtin duke marrë vëmendjen e ekipeve të mëdha evropiane.
Të interesuara për shërbimet e serbit ishin edhe ekipi i Barcelonës./Indeksonline/