Mesut Ozil i jep fund beqarisë, kurorëzon dashurinë me ish-Missin!
Futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me ish –Miss Turqia, Amina Gulse.
Çifti i njohur festuan martesën e tyre me një aheng të mbajtur para martesës në Stmaboll.
Ylli I Arsenalit dhe bukuroshja zeshkane ndanë një numër videosh dhe imazhe të ndryshme nga nata e fundit e beqarisë në kryeqytetin turk.
Çifti i lumtur mbrëmë festuan ‘natën e këna’, një pjesë tradicionale e ceremonisë së dasmës që ndodh një ditë para ditës së madhe.
Ata po martohen sot (e premte), paratë nga martesa e tyre do të ipen donacion për bamirësi.
Ozil dhe Amine kanë vendosur të paguajnë operimin e një mijë fëmijëve në mbarë botën./Indeksonline/