75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Serbëve nuk ua mbanë t’i dalin Kosovës në fushë, pritet shkarkimi i tyre

Selektori serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic nuk do të drejtojë përfaqësuesen malazeze në ndeshjen e sotme ndaj Kosovës.

Lajmi është zyrtarizuar tashmë nga Branko Latinovic.

Vendimin nacionalist dhe anti-sportiv e kanë marrë edhe lojtarët serbë që luajn për Malin e Zi, Mirko Ivaniq e Filip Stojkoviq.

Indeksonline mëson se menjëherë pas ndeshjes pritet shkarkimi i selektorit Tumbakovic dhe përjashtimi nga përfaqësuesja i dy lojtarëve të tjerë./Indeksonline/