75 Mall Live Search
21:27 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fansat të zhgënjyer me projektin e ri të Butrint Imerit, dhe kanë një arsye për këtë

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe më të dashur në vend.

Këngët e tij sapo publikohen arrijë të kthehen në hite, ndërsa ai nuk i zhgënjen duke sjellur projekte të një pas njëshme, shkruan Indeksonline.

Ai së fundi publikoj projektin e ri ‘Hajt Hajt’ ku pjesë e videoklipit ishte dhe moderatorja nga Shqipëria, Kiara Tito me të cilën thuhet së është në lidhje.

View this post on Instagram

Hajt Hajt // 07.06.2019, 14:00

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Por, jo të gjithë adhuruesit kanë mbetur të kënaqur me projektin e ri te Butrintit, ditë më parë kur këngëtari paralajmëroj projektin e ri në tekst ishin të përfshira disa vargje të cilat tashmë janë larguar nga kënga.

“Ti m’ke rrejtë, ti m’ke rrejtë e kjo t’ka dhez. Pse m’ke rrejtë, pse m’ke rrejtë ti macë e zezë”, janë vargjet të cilat nuk janë më pjesë e këngës.

Të zhgënjyer adhuruesit kanë pyetur arsyen se pse ka ndodhur një gjë e tillë, por këngëtari nuk ka dhënë një sqarim lidhur me këtë./Indeksonline/