Jose Mourinho në Newcastle?
Trajneri i shumë skuadrave të njohura, Jose Mourinho i ka thënë një shokut të tij se po e konsideron seriozisht ofertën që të marr nën menaxhim ekipin e Newcastle.
Siç raporton ‘Mirror’, pronari i ri i Newcastle, Sheikh Khaled e ka përzgjedhur Mourinho për të marrë drejtimin e skuadrës, transmeton Indeksonline.
Për momentin trajner i skuadrës angleze është Rafa Benitez të cilit kontrata i mbaron këtë muaj.
Sipas raportimeve, Mourinho është i hapur që të marr nën udhëheqje një klub që nuk është pjesë e elitës por që mund të fitoj tituj./Indeksonline/