Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21
FFK njofton për biletat e ndeshjes Kosovë U21 – Turqi U21.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021, Kosovë U21 – Turqi U21, e cila zhvillohet, të martën, më 11 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00.
Biletat do të shiten në dy pika të IPKO-s.
Çmimi i biletave është si vijon:
Lindje 3 euro
Perëndim 3 euro
VIP 5 euro