75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Munishi iu premton “xhebrailave” atë që nuk e bëri askund

Gjatë ditës së djeshme, Ismet Munishi është zyrtarizuar në stolin e skuadrës nga Suhareka, Fc Ballkani.

Ish-trajneri i shumë skuadrave kosovare u ka premtuar tifozëve se do të luftoj për të mbrojtur ngjyrat e skuadrës.

Kjo është deklarata e dhënë e tij për faqen zyrtare të klubit:

E falenderoj Presidentin z.Arsim Kabashi dhe kryesin e FC Ballkanit per besimin.Na pret punë e madhe për objektivat që i kemi .
Do të jemi skuadër qe lufton dhe i mbron me nder ngjyrat e klubit dhe konkurent me të gjitha skudrat me nam të IPKO Superligës.
Opinionit futbolldashes të Suharekës dhe tifozëve te flaktë ‘Xhebrailat’ iu premtojmë lojëra të mira dhe presim qe tifozët të na ndihmojnë shumë në rrugën tonë
.- deklaroi traineri Ismet Munishi.