Zyrtare: Deschamps e konfirmon transferimin e Mendy-t në Real Madrid
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps në konferencë për media ka konfirmuar që futbollisti, Ferland Mendy do të transferohet në Real Madrid.
“Ferland është rritur në mënyrë spektakulare, ai ishte në Ligue 2 dy vite më parë dhe ai do të jetë në Madrid.”, tha Deschamps, transmeton Indeksonline.
Siç raportohet në media, çmimi i tij sillet rreth 48-50 milionë euro,
Me ardhjen e Mendyt gjasat që Marcelo të largohen rriten. /Indeksonline/