75 Mall Live Search
10:23 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona në Vushtrri për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rrugën ‘Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’ në Vushtrri, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën trafikim me njerëz.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nën dyshimin se kanë kryer veprën trafikim me qenie njerëzore”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, viktima femër K-Boshnjake është trajtuar sipas procedurave, ku me vendim të prokurorit tre të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/