Grinlanda humbi 2 miliardë ton akull vetëm për një ditë
Një sasi akulli prej më shumë se dy gigatonësh (një gigaton është e barabartë me 1 miliardë tonë) është shkrirë vetëm dje në Grinlandë.
Një humbje e tillë në mes të qershorit nuk është fare e zakonshme.
Për të imagjinuar sa e madhe është kjo sasi ju themi: imagjinoni sheshin përballë Washington DC të mbushur me akull sa tetë herë më të lartë se monumenti i Washingtonit.

Shkëputja e papritur është jo e zakonshme por jo e paprecedentë” tha Thomas Mote, një kërkues shkencor i Universitetit të Georgias, i cili studion klimën në Grinlandë.
“Është e ngjashme me shkrirjet që kemi parë në qershor 2012” i tha Mote CNN duke iu referuar shkrirjes më të madhe të akullit që u regjistrua në histori, transmeton oranews.
Shkrirja është një shenjë e keqe, që tregon se 2019 mund të shënojë një tjetër rekord për humbjen e akullnajave në Grindland.
