Fury i dërgon “selam” Ruizit
Tyson Fury ka bërë një hap të madh në karrierën e tij pasi ka mposhtur boksierin gjerman Tom Schwarz.
Boksieri britanik ka kërkuar të ndeshet me kampionin e trefishtë të botës, Andy Ruiz.
Meksikani befasoi botën duke mposhtur britanikun dhe tashmë mban titujt kampionë të kategorive IBF, WBA dhe WBO.
“Andy bëri një paraqitje të madhe dhe për fat të keq kontrata i ka lidhur duart, pasi duhet të zhvillojë revanshin me Joshua. Mendoj se unë dhe Wilder e mundim Ruiz Jr me shumë lehtësi. Gjithsesi, nëse Andy e fiton edhe revanshin ndaj Joshua, atëherë e ftoj të dublojmë së bashku”, tha Fury.
“Unë e shoh si plotësisht të realizueshëm këtë sfidë. Në fund të fundit ai ka disa tituj që më takojnë mua, askush nuk mi ka marrë ato në duel. Andy nuk më tremb aspak. Mendoj se ne mund të zhvillojmë një duel shumë të mirë mes nesh dhe argëtojmë fansat”.
Megjithatë është duke u përmendur se fillimisht pritet një revansh në mes të Ruiz dhe Joshuas në një meç që do të zhvillohet në Britani. /IndeksOnline/