75 Mall Live Search
15:13 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Salah tregon klasin, e bënë “horë” portierin kundërshtar

Mohamed Salah ka qenë njëri nga futbollistët kryesorë të triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Por ai po tregon klasin e tij edhe në ndeshjet e kombëtares së Egjiptit, shkruan Indeksonline.

“Mbreti” egjiptian bëri një veprim të jashtëzakonshëm në ndeshjen miqësore kundër Guineas.

Salah dribloi portierin dhe gjuajtja e tij preku shtyllën ku më pas njëri nga bashkëlojtarët e ktheu në gol.

Kjo ndeshje u zhvillua para Kupës së Afrikës që do të zhvillohet në Egjipt, ku vendasit janë favorit. /IndeksOnline/