75 Mall Live Search
16:11 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Për pesë muaj, policia ua ndaloi vozitjen mbi 2500 personave

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, 2506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi! /Indeksonline/