Polici “ngatërron” shënjestër, godet me pistoletë kolegun
Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Florida të ShBA-ve. Dy policë të cilët po arrestonin një burrë në Florida i cili ishte nën ndikimin e kokainës kanë shkaktuar një incident qesharak.
Derisa njëri nga policët kishte nxjerr revolën elektro shok dhe përpiqej të neutralizonte qytetarin pa dashje ka goditur kolegun e tij duke e lënë të shtrirë në tokë nga tronditja e revoles elektrike.
E gjithë kjo ngjarje është incizuar nga një qytetar me ç’rast video edhe është bërë virale./Indeksonline/