PSG e sfidon Juventusin, i dërgon ofertë yllit të Series A
Mesfushori serb, Sergej Milinkovic-Savic është një nga emrat më të nxehtë në tregun e kësaj vere.
Juventusi është një nga skuadrat e interesuar por së fundmi ata kanë fituar një rival në transferimin e mesfushorit serb, transmeton Indeksonline.
Sipas ‘Corriere dello Sport’ PSG ka hyrë në garë për transferimin e Savic. Mediat në Francë shkruajnë që oferta e parë e PSG-së është 45 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Lazio nuk e ka ndërmend ta shesë serbin por ofertat e shumta nga top klubet mund të bëjnë që Savic të largohet nga kryeqyteti i Italisë./Indeksonline/